GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Marrëdhënie të shkëlqyera e përkrahje – mesazhi që solli presidenti malazez në Prishtinë

18/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Marrëdhënie të shkëlqyera e përkrahje – mesazhi që solli presidenti malazez në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në vizitën e tij të parë në Prishtinë ka thënë se marrëdhëniet në mes vendit të tij dhe Kosovës janë të shkëlqyera, të hapura e me besim të fortë për bashkëpunim, duke shtuar se dy vendet fqinje kanë edhe objektiva të njëjtë strategjikë të adaptimit të sistemit të vlerave europiane.

Ai tha se edhe kjo vizitë e tij shërben për forcimin e tyre dhe theksoi nevojën se marrëdhëniet duhet avancuar edhe më tej.

Gjukanoviq tregoi që me një vëmendje të veçantë i përcjellin ato që ndodhin në skenën politike dhe shoqërore të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq, presidenti malazez tha se vendi i tij e mbështet plotësisht Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe anëtarësimin në Këshill të Europës, ku Kosova aplikoi para disa ditësh.

“Është treguar qëndrimi ynë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare. Është organizata më e vjetër paneuropiane dhe është pothuajse një hap para hyrjes në BE. Ne si anëtari më i fundit e kemi shfrytëzuar shumë mirë faktin që jemi anëtar i saj, kemi zbatuar reforma të shumta, kjo është një dobi jo vetëm për ne, por edhe për Europën. Në këtë mënyrë e shohim edhe aplikimin e Kosovës dhe është krejt e logjikshme që po e mbështesim këtë, që si vend i pavarur të bëhet pjesë e integrimeve europiane dhe ndërkombëtare”.

Gjukanoviq, që dje u kthye nga Berlini, në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani zbuloi edhe mesazhet që ka marrë nga europianët për rajonin. Në këtë drejtim, ai foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” që vendi i tij refuzoi të bëhet pjesëmarrës, duke argumentuar se duhet shfrytëzuar potenciali i nismave ekzistuese e që përkrahen nga BE-ja.

“Kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit dhe kjo iniciativë është plotësisht kompelentare me rrugën tonë drejt BE-së, sepse nënkupton standarde europiane të bashkëpunimit. “Open Balkan” ka rrjedhur në një moment depresioni që i kishte kapluar vendet e rajonit dhe në atë moment kanë menduar se është i pamundur integrimi europian dhe se ndoshta me shkuarjen e kancelares Merkel integrimi për BP është duke u shuar, kjo s’është e saktë. Kjo gjë që po ndodh ka krijuar një moment të mirë për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Unë dje erdha nga Berlini dhe kisha mundësi që të udhëhiqja shumë biseda atje dhe se askush në Berlin s’i shkon mendja të bllokojë procesin e integrimit dhe mund të presim shumë shpejt një takim të nivelit të lartë në kontekstin e kësaj iniciative. Nga takimi në Sofja, në kuadër të Procesit të Berlinit, kemi pasë iniciativën për treg të përbashkët. Kështu që mesazhi im është se në vend se të krijojmë iniciativa, të përpiqemi të shfrytëzojnë potencialin e iniciativat ekzistuese që i kemi dhe kjo s’është çfarëdo iniciativë, por ajo që është iniciuar nga Berlini dhe BE e ka pranuar si të veten dhe ne duhet të punojmë drejt shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve”.

Gjukanoviq tha se në Mal të Zi kanë vendosur të mos të nguten për t’u bërë pjesë e Ballkanit të Hapur.

Ai në fund e ftoi presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjukanoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë dhe përveç homologes së tij do të takojë edhe liderë të tjerë të vendit.

Tags: GjukanoviqVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Sulmohet brutalisht me thikë kosovari në Mynih

Next Post

Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit, por jo në Zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë

Next Post
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit, por jo në Zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë

Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit, por jo në Zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.