Gjatë mbrëmjes Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
Kjo vjen si solidarizim me personat e komunitetit LGBTIQ+.
Lidhur me këtë përmes një postimi në Twitter, Albin Kurti ka thënë se të gjithë duhet të jemi të barabartë dhe nëse dallojmë në besim dhe orientim.
“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Gazeta Papirus/