Gjykata Themelore në Prizeren ka dënuar me tri vite burgim deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezin, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim. Kështu dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, është në vlerë prej 69,729.66 euro.
Ndërkaq, në rast se dënimi vërtetohet nga shkalla e dytë, deputetja Jetmire Vrenezi e humb mandatin.
Këtë e përcakton Neni 25 i Rregullores së Punës së Kuvendit.