Bankat komerciale në Kosovë kanë realizuar profit të pastërt për tre muajtë e parë të këtij vit prej 30.7 milionë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë periudhës janar-mars 2022 ka një rritje prej rreth 20% të kërkesës për kredi nga ekonomitë familjare, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Përndryshe, shuma e përgjithshme e kredive të sektorin bankar në Kosovë ka arritur në rreth 4 miliardë euro, përderisa shuma e përgjithshme e depozitave është mbi 4.7 miliardë euro.