Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
ABC mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperit të njohur Noizy, që ndodhet në bregdetin e Durrësit.
Ardit Kërtusha është pjesë e PS që prej shumë vitesh. Përplasja mes tij drejtuesve të lartë socialistëve në Durrës nisi në tetor të vitit 2019, kur ai shprehu dëshirën për të kandiduar për kryetar i PS në zgjedhjet që u mbajtën në janar të 2020-tës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon kontrollimi i zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.