Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasje, pas vrasjes së një burri të gjetur të therur me thikë në një banesë.
Policia Metropolitane tha se oficerët u thirrën në pronën jashtë High Road në Barnet, në veri të Londrës, rreth orës 03:00 BST të mërkurën, shkruan BBC.
Olsi Kuka, 30-vjeçar, u gjet me plagë të thikës dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Dy burra, 33 dhe 25 vjeç, mbeten në paraburgim, ndërsa një 24-vjeçare është liruar me kusht.
Një 33-vjeçar i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasje është liruar pa asnjë veprim të mëtejshëm./GazetaSinjali