Deri tash i kemi parë skenat e pahijshme dhe të turpshme vetëm të tifozëve pejanë, në ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit ndaj Trepçës.
Por, jo rastësisht u revoltuan tifozët vendës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në palestrën “Karagaç”, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, basketbollistët mitrovicas i kanë provokuar tifozët vendës, me ç’rast njëri prej tyre përfundoi në parket duke e sulmuar një lojtar mysafir.
Por, në fotografitë e siguruara nga “Gazeta Express” shihet se si basketbollisti mitrovicas, Valdrin Haxhiu i provokon tifozët vendës duke e ngritur gishtin e mesëm, ndërsa paraprakisht kapiteni i ekipit udhëtues e kap edhe organin gjenital.
Dhe, ky fakt e ka revoltuar masën dhe më pas nisi një përleshje në distancë në mes të tifozëve, të cilët gjuanin karrige dhe fishekzjarrë ndaj njëra-tjetrës.
Skenat e turpshme vazhduan me një tifoz pejan që i ngriti lart tre gishtërinj, ndërsa tifozët pejanë në kor thirrën: “ju jeni shkije”, duke iu drejtuar tifozëve mysafirë.