Kylian Mbappe ka thënë se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Sulmuesi francez nuk zbuloi më shumë, por tha se së shpejti do të tregojë për vendimin e tij, transmeton Gazeta Express.
“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt, është pothuajse e vendosur”, tha futbollisti i PSG-së.
“Ky nuk është momenti i duhur për të shpallur të ardhmen time, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, shtoi Mbappe.
E ardhmja e 23-vjeçarit është ende e paqartë, derisa nga Real Madridi janë të sigurt për nënshkrimin me ish-sulmuesin e Monacos.
Por, edhe oferta e përmirësuar e Paris Saint-Germainit për rinovim të kontratës raportohet se është ende në tavolinë.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Kylian Mbappes për të ardhmen e tij.