Një 17 vjeçar ka vdekur sot, ndërsa i njëjti raportohet të jetë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.
E pas kësaj ngjarje ka reaguar mjeku kujdestar në këtë QKMF, Dr.Feriz Bytyqi.
Ai tha se vdekja e të riut ishte dhimbje e përgjegjësi edhe për stafin shëndetësor.
Doktor Bytyqi theksoi se kanë bërë të pamundurën, por se nuk arritën ta shpëtonin atë.
“Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishtë një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor. Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.
Ndryshe sipas raportimeve të para, i riu humbi jetën në fshatin Divlakë të Komunës së Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë.