Pas përfundimit të reality-show “Big Brother Albania VIP”, Arbana Osmani këtë periudhë ka vendosur t’i dedikohet plotësisht vetes.
Moderatorja prej disa ditësh ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Eduart Grishajn. Dhe tani nga SHBA janë zhvendosur në Londër.
Së fundmi Arbana ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” një moment romantik që kishte rastisur teksa po ecte dje në park.
Një djalë i ka propozuar të dashurës së tij dhe kaq ka mjaftuar që moderatorja të shpërthejë në lot.
“Ne po ecnim në park dje dhe dëshmuam një moment romantik të dy personave komplet të huaj. Dhe hamendësoni kush nisi të qaj.Dhe ajo tha po”, ka shkruar Osmanin krahas videos së postuar.