Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, ka parë nga afër mjetet ushtarake në Gardën Kombëtare ”Camp Dodge” të Iowas.
Mundësitë e furnizimit me armatim të Ushtrisë së Kosovës si dhe ngritja e kapaciteteve të përgjithshme ushtarake të FSK-së, mësohet se janë disa nga temat për të cilat Kryeparlamentari Veseli foli gjatë takimeve të cilat pati me zyrtarë në SHBA, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja momenti i pritjes së Kadri Veselit në ”Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak në Iowa që ka bashkëpunim me FSK-në.