Skuadra kosovare e CS:GO, ‘Bad News Eagles’ e kanë humbur duelin e parë të luftës së sotme ndaj ‘Imperial’, në kuadër të ‘PGL Major Antwerp’.
Kosovarët e nisën mirë, por nuk arritën të ruajnë epërsinë e tyre në stazën e zgjedhur nga ‘Imperial’.
Imperial ishin më të mirë në ‘Inferno’ duke fituar me rezultatin 13:16.
Më i miri në radhët e ‘Bad News Eagles’ ishte rigoN me 26 vrasje dhe 20 vdekje.
Te ‘Imperial’ i papërmbajtshëm ishte ‘fer’ me 26 vrasje, por mirë bëri edhe boltz me 22 sosh.
Dueli i dytë mes ‘BNE’ dhe ‘Imperial’ zhvillohet në ‘Mirage’, stazë e zgjedhur nga kosovarët.