Kanë përfunduar pjesët e para në pesë përballjet përmbyllëse të javës së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani është në avantazh 1:0 kundër Malishevës pas pjesës së parë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
Me rezultat të barabartë 1:1 është mbyllur 45 minutëshi i parë në sfidën mes Dukagjinit dhe Llapit në Klinë.
Me rezultat të barabartë veçse pa gola janë mbyllur ndeshjet tjera si Prishtina – Drita, Drenica – Ballkani dhe Ulpiana – Feronikeli./