Në një postim të Conor McGregor, të bërë më datë 3 maj të këtij viti është bërë “tag” gabimisht presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
McGregor publikoi një foto me shtatë persona tjerë, teksa te njëri prej tyre e etiketoi gabimisht presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
“Drekë me ekipin” shkroi irlandezi në përshkrimin e fotografisë.
Ndryshe, McGregor njihet si person që është mjaft aktiv në rrjete sociale, teksa në Instagram poston vazhdimisht.