GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lushtaku e thotë me bindje: Barazhi nuk është për Drenicën, ne mbetemi në Superligë

15/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Sport
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Fundi i këtij edicioni garues në Superligën e Kosovës tashmë është shumë afër, pasi kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. Gjërat sa i përket titullit kampion dhe skuadrave që dalin në Evropë janë qartësuar, por shumë më ndryshe qëndron situata në pjesën fundore të tabelës.

Në fakt janë tri skuadra, Drenica, Dukagjini dhe Malisheva që po luftojnë kokë më kokë për t’i ikur ndeshjeve të barazhit për mbetje në elitën e futbollit kosovarë.

Drenica, skuadër e cila momentalisht ka 44 pikë dhe renditet në vendin e tetë, të dielën do të ballafaqohet me kampionin e ri Ballkanin, skuadër ndaj së cilës trajneri, Tahir Lushtaku thotë se do të kërkojnë me çdo kusht tre pikë të plota.

“Sigurisht është një ndeshje e vështirë, është një kundërshtar me cilësi shumë të mëdha brenda për brenda ekipes, por ne bazohemi në lojën tonë, në ekipin tonë dhe nuk kemi çfarë të humbasim, por sigurisht këtë ndeshje hyjmë për ta fituar dhe besoj që në fund do ta fitojmë me një angazhim dhe koncentrim maksimal sepse në këtë ndeshje ndoshta na duhet një disiplinë jashtëzakonisht e madhe për ta arritur fitoren”, ka thënë Lushtaku.

“Drenica nuk luan në barazh”, është fraza me të cilën Lushtaku dëgjohet duke i motivuar lojtarët në stërvitje. Të njëjtin mesazh ai ua përcjellë hapur edhe rivalëve të tij derisa flet për KosovaPress.

“Unë kam thënë edhe para ndeshjes me Malishevën që Drenica nuk do të shkojë në barazh. Kam qenë optimist, vazhdojë të qëndrojë edhe besoj që në fund të kampionatit ne nuk do të jemi në barazh por do t’i ikim kësaj gare, do të thotë barazhit dhe do të mbesim në elitën e Superligës”, u shpreh i bindur Lushtaku.

Duke e ditur se rivali i fundit i Drenicës do të jetë Feronikeli që tashmë ka rënë një kategori më poshtë, mesfushori Kreshnik Uka shprehet i bindur se fitorja eventuale ndaj skuadrës së Ilir Dajës, do t’ia siguronte skuadrës së tij mbijetesën.

“Po e vërtetë, kemi një ndeshje jetike mund të them, dy ndeshjet e fundit në fakt, dy finale i kemi ndaj një kundërshtari që pikët ndoshta nuk iu duhen, nuk hyjnë ndoshta me maksimumin e vet, potencialin që e ka sepse është bërë kampion ndërsa neve na duhen pikët maksimale këto dy ndeshje. Kështu që jemi të mobilizuar. Në këtë ndeshje do të hyjmë për tre pikë dhe t’i ikim zonës së barazhit…Në rast të fitores ndaj Ballkanit besoj që jemi të shpëtuar nga barazhi pasi që ndeshjen e fundit e kemi me “Niklin”. Në letër është kundërshtar i lehtë mirëpo duhet të shkojmë në atë ndeshje të fokusuar, të japim maksimumin këto dy lojë gjashtë pikë dhe ta sigurojmë edhe një vit mbetjen në ligë”, theksoi Uka.

Që motivimi brenda grupit është shumë i lartë e thotë edhe mesfushori sulmues, Genc Hamiti, por ai paralajmëron bashkëlojtarët që të mos shkojnë në këto dy ndeshje me epitetin e favoritit sepse kjo mund t’iu kushtojë rëndë.

“Normal motivimi është shumë i lartë, është ndeshje shumë e rëndësishme, ndoshta prej ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit meqenëse është ndeshja e parafundit edhe kemi përballë ekipin kampion. Pavarësisht rëndësisë së pikëve, vet fakti që përballemi me ekipin e posa shpallur kampion është një motiv shtesë për cilin do ekip. Edhe pse motivi kryesor i skuadrës janë tre pikët për shkak se janë të nevojshme për sigurimin e mbijetesës për ekipin tonë…Nuk do thoja që jemi më të favorizuar sepse kur përballesh me kampionin normalisht që favorit është kampioni”, ka thkesuar Hamiti.

Si trajneri Tahir Lushtaku, ashtu edhe lojtarët shprehen të bindur se ishte kriza financiare që solli rënien e formës së skuadrës në disa ndeshje në këtë edicion, por ata janë të bindur se Drenica do të mbijetojë dhe do të jetë klub i suksesshëm në të ardhmen.

Tags: BarazhiDrenicaKlubi FutbollitKryetrajnerisportSuper LigaTahir Lushtaku
ShareTweetShare
Previous Post

Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Next Post

Mos i hidhni farat e avokados: Ato mund të përdoren në ushqim dhe kozmetikë

Next Post
Mos i hidhni farat e avokados: Ato mund të përdoren në ushqim dhe kozmetikë

Mos i hidhni farat e avokados: Ato mund të përdoren në ushqim dhe kozmetikë

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.