Mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet finalja e madhe e Eurovision 2022. Pjesë e saj janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.
Pjesë e këtij spektakli të madh nuk është akoma Kosova.
Përmes një peticioni online i është bërë thirrje EBU-së (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ta pranojë Kosovën si shtet në këtë festival.
Peticioni tashmë ka arritur në mbi 10.000 nënshkrime.
Faqja “Eurovision Kosovo”, ka njoftuar se ky është peticioni më i madh që i është drejtuar ndonjëherë EBU-së.
Kujtojmë se, Shqipëria këtë vit në Eurovision u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”
Ajo ishte e para që përformoi në natën e parë gjysmëfinale, por u diskualifikua duke mos arritur ta prekë finalen, ndonëse kënga e Ronelës u pëlqye mjaft shumë nga publiku, duke arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube për dy ditë.