Garda Kombëtare e Iowas, ka njoftuar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në shtabin qendror, ku është pritur nga Gjeneral Majori Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të gardës.
Bashkë me Kurtin, në këtë vizitë, ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Përmes Twitter-it, Garda shkroi se Kurti e Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në Iowa, siç është shënuar në njoftim, “në shtëpinë e tyre larg shtëpisë”.
“Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes u ndalën te Shtabi i Forcës për të takuar Major Gjeneralin Ben Corell dhe zyrtarë të tjerë të lartë të gardës. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre të largët nga shtëpia, në Iowa”, thuhet në njoftim.