Në Skenderaj sot janë rivarrosur eshtrat e dy vëllezërve dëshmorë, bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Aruq dhe Rrustem Hoti.
Bekim Jashari ka shkruar se Aruq e Rrustem Hoti, ishin nder luftëtarët më të vendosur të asaj kohe, të cilët luftuan deri në rënie pa u trembur fare, kundër qetnikëve serb.
Postimi i plotë:
Bashkë me Lulzimin, gjeneral Ilaz Derguti dhe bashkëluftëtarë tjerë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, morëm pjesë në ceremoninë ushtarake të rivarrimit të dy vëllezërve dëshmorë, bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Aruq dhe Rrustem Hoti, me ç’rast vendosem lule e bëmë homazhe në vendin ku tash e tutje do të pushojnë eshtrat e tyre, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt.
Aruq e Rrustem Hoti, ishin nder luftëtarët më të vendosur të asaj kohe, të cilët luftuan deri në rënie pa u trembur fare, kundër qetnikëve serb.
Kontributi i tyre është dhe do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe rrugës së gjatë të popullit tonë për Liri e Pavarësi.
Lavdi!