Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur në Kiev një delegacion të Kongresit të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell.
Zelensky përmes një postimi në Instagram ka shkruar se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.
“Faleminderit për udhëheqjen tuaj që na ndihmoni në luftën tonë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet atë”, ka shkruar Zelensky.
Derisa është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën dhe nëse delegacioni është ende në Kiev./indeksonline