GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sërish kërkohet që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e parave nga Trusti

14/05/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahir, në një konferencë për media tha se kjo parti kërkon nga mazhoranca që të reflektojnë dhe ta mbështesin iniciativën e tërheqjes së Trustit.

Sipas Tahirit, kjo duhet të bëhet për shkak të rrethanave në të cilat është sot Kosova dhe se është gjë elementare që qeveria duhet ta bëjë.

Ai, tutje tha se po ashtu do të kërkojnë nga qeveria që për një kategori që ka më pak të hyra të bëjnë kompensimin e tyre në rast të tërheqjes.

“Dhe po ashtu [qeveria] ta trajtojë  mundësinë që për një kategori që kanë më pak të hyra në Trust ta bëjnë kompensimin e tyre. Pra, Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë por është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe kanë nevojë elementare”, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai foli edhe për pagën minimale, teksa tha se vota e tyre kundër dje rreth Ligjit të Pagave ishte për shkak se ata [AAK] duan që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori, siç është ajo e veteranëve të luftës, të vendoset në bazë të pagës minimale.

“Në Ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Pra, nuk është dëshirë a vullnet i një kryeministri por bazohet mbi katër kritere dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Pra, kjo nuk përkon me pagën minimale 250 euro”.

“Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është bërë 250 euro, ndërsa përcaktimi i pensionit, apo ndihmës që jep shteti në rastin e veteranëve, vendosin që t’i largojnë nga kjo skemë. Kjo është diskriminim”, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Tags: Trusti pensional
ShareTweetShare
Previous Post

Veterani i UÇK-së që e votoi VV-në: S’do ta votojë më asnjë parti

Next Post

“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve

Next Post
“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve

“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.