Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Naser Demirit nga Gjilani, raporton Express.
Sipas Policisë, ai ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe ka ikur.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 (pa pagesë)
– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com