GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deputetët gjermanë nga partia e Scholz: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

14/05/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, dy deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur për anëtarësimin e Kosovës në KE

Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltiikanët e pozitës socialdemokrate, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetović, kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për media, publikuar të premten, më 13.05. mbështetjen e tyre për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës:

Ne mirëpresim dhe mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kosova, si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, është pjesë integrale e Evropës dhe e familjes evropiane. Kjo duhet theksuar shprehimisht, veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë”, kanë shkruar dy deputetët.

Schwabe është kryetar i  delegacionit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës, ndërsa Ahmetoviç raportues kryesor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme për grupin parlamentar të socialdemokratëve në Parlamentin Gjerman.

Ata janë shprehur besimplotë se Kosova do t’i arrijë dy të tretat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kanë theksuar përkushtimin e  tyre në kuadër të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Dy deputetët e shohin anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe “si një shans për të bërë progres në këto dy çështje”.

Dy politikanët socialdemokratë, parti, së cilës i përket edhe kancelari Olaf Scholz, përforcojnë kësisoj edhe njëherë me këtë deklaratë përkushtimin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Qeveria aktuale, e përbërë nga socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit, dhe liberalët (FDP)  e ka shpallur Ballkanin e Perëndimor prioritet qysh në marrëveshjen e koalicionit qeveritar.

Më parë edhe deputeti i CDU-së, Michael Brand, kishte kërkuar nga qeveria gjermane që të ndërmarrë hapa konkrete për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në Këshillin e Evropës.

“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e  Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”, kishte shkruar Brand në deklaratën e tij për media, të së enjtes, më 12.05.,  menjëherë pasi Kosova dorëzoi aplikimin në Strasburg. /dw

Tags: Frank Schwabe Adis Ahmetoviç
ShareTweetShare
Previous Post

Të shtunën më freskët, me shtrëngata me shi. Nga e diela më shumë diell.

Next Post

Kryeministri asnjëherë nuk e hapi temën e përfshirjes së veteranëve në kriterin e pagës minimale, sipas Qeriqit(VIDEO)

Next Post

Kryeministri asnjëherë nuk e hapi temën e përfshirjes së veteranëve në kriterin e pagës minimale, sipas Qeriqit(VIDEO)

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.