Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë kapur 41.750 euro pasditen e kësaj të premte në pikën kufitare në Kullë te një person i cili po tentonte të kalonte kufirin. I dyshuari po udhëtonte me veturë me targa të Kroacisë dhe nuk kishte deklaruar paratë dhe prejardhjen e tyre.
Ai po mendonte daljen nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi.
“Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë. I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marr me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave). Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm”, njofton policia.