Gazetar: Selamir Qerimi
Ndryshimet ishin bërë në vitin 2019. Por, vetëm pas tre viteve, Oda e Mjekëve të Kosovës kishte vënë në pah ndryshimin e një neni në Kodin Penal.
Bëhet fjalë për dispozitën që përkufizon veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Sipas kësaj dispozite, çdo pakujdesi e mjekëve gjatë trajtimit të pacientëve, do të cilësohet si vepër penale. E kjo, nuk po iu pëlqen mantilbardhëve.
Arsyjet i tregon, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Sipas Sejdiut, vendimi për ndryshimin e kësaj dispozite është marrë në mënyrë ad hoke. Megjithatë, ai shprehet se nuk e di se kush ka qenë iniciatori.
Lidhur me këtë çështje, televizioni ka tentur të kontaktoj edhe me Këshillin Prokurorial për t’i pyetur nëse ky institucion ka qenë nismëtar i këtij ndryshimi, por, të njëjtit, gjatë të premtes kanë qenë të paqasshëm.
Në anën tjetër, deputeti Bekim Haxhiu, që njëherësh është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thekson gabimet që janë bërë gjatë rrugës së miratimit të këtij ndryshimi.
Edhe njohësit e fushës së legjislacionit kanë vërejtje për këtë çështje.
Avokati, Arbër Jashari, thotë se duhet shmangur sa më shumë veprimeve që inkriminojnë punën e mjekëve.
Deri më tani, me kodin paraprak, vepra penale e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor ka mundur që të kryhet vetëm me formën e fajsisë me dashje eventuale, kurse tani me ndryshimet e bëra, kjo vepër penale mund te kryhet edhe nga pakujdësia.