Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema tashmë është golashënuesi i dytë më i mirë në klub.
Benzema vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e rekordeve të Real Madridit.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Levantes, francezi ka shënuar golin e 323 me gjigantin spanjoll, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë në ekip, transmeton lajmi.net.
Goditja me kokë e Benzemas nga afërsia në minutën 19` të ndeshjes pas krosimit të Vinicius Jr i dha sulmuesit golin e 27-të në La Liga këtë sezon dhe të 323 në total me Realin.
Kështu sulmuesi ka barazuar legjendën madrilene, Raul Gonzalez i cili ishte golashënuesi i dytë më i mirë i klubit me po aq gola të shënuar gjatë kohë së tij me ‘Mbretërit’.