Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën.
Kjo mbledhje do të filloj nga ora 11:00, thuhet në njoftim.
Ndërsa, janë paraparë disa pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:
- Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:
- Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.
VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave