Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Nga 73 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 deputetë prej tyre kanë votuar. Kësisoj Kuvendi nuk kishte kuorum për të votuar këtë projektligj.
Prej tyre 51 deputetë votuan për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar fare./Veriu.info