GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti në ShBA: Nëse është e nevojshme, e vizitoj Thaçin e të tjerët

12/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti në ShBA: Nëse është e nevojshme, e vizitoj Thaçin e të tjerët
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga e premtja e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku ka takuar udhëheqës të ndryshëm të biznesit amerikan.

E së fundmi, ai ka udhëtuar në drejtim të Dallasit, ku ka mbajtur një takim me shqiptaro-amerikanët e këtij vendi.

Para të pranishmëve të shumtë në numër, kryeministri i Kosovës ka folur për shumë tema përfshirë reformat në drejtësi, respektivisht nevojën për një “energjizim” të prokurorëve e gjykatësve në luftën kundër korrupsionit.

Por, në videot e siguruara nga Gazeta Nacionale, shqiptaro-amerikanëve kryeministri Kurti u foli edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më saktësisht, i pari i ekzekutivit kosovar foli rreth të ish-luftëtarëve të paraburgosur në Hagë, duke treguar se ka takuar avokatët e tyre.

Tutje, Kurti gjatë fjalimit të tij thekson nevojën për një mbikëqyrje dhe llogaridhënie më të madhe të Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit sipas kryeministrit nuk është shquar si transparente.

“Së pari unë e kam pas një takim me të gjithë avokatët të cilët i mbrojnë luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Sepse jam i interesuar të kuptoj më shumë se çka po ndodh, edhe të ketë një mbikëqyrje dhe llogaridhënie më të madhe të Gjykatës Speciale, e cila nuk e ka pasur për karakteristikë të theksuar transparencën. Dhe gjithashtu të marrë vesh se kur konsiderojnë këta avokatë që në procesin gjyqësor atje po dëmtohet shteti i Kosovës dhe historia e jonë”, tha Kurti para bashkatdhetarëve në Dallas të ShBA-së.

Madje, Kurti u tregua i gatshëm të vizitojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët në rast e një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Kurti tha se brengë e tij si kryeministër i Kosovës është që të gjithë të paraburgosurit janë shqiptar.

“Tash e ka marrë për barrë Ministria e Drejtësisë aspektin e vizitave, por nëse e konsiderojmë bashkërisht, mund të shkojmë, absolutisht, nuk ka kurrfarë problemi për këtë, sepse Tribunali i Hagës, EULEX-i, UNMIK-u, që të gjithë këta shkuan, e tash e kemi edhe një Gjykatë Speciale, e cila i ka që të gjithë shqiptar aty brenda. Kjo është brengë e imja, jo veç si aktivist politik i moçëm e qytetar republike, por para së  gjithash si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti në ShBA.

Tutje, Kurti theksoi se vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së mund të mbrohet secili individ në Gjykatës Speciale, duke sugjeruar një koordinim ndërmjet avokatëve të Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit e të tjerëve.

“Por, po e ritheksoj, më e rëndësishmja që e besoj unë tash është një lloj, mbase edhe koordinimi i këtyre avokatëve me njëri tjetrin. Sepse mua më ka interesuar se sa takohen ata shpesh, sepse ju e dini fort mirë që proceset gjyqësore që avokatët e kanë një prirje me shpëtu klientin e vetë. Pra secili avokat dëshiron me shpëtu klientin e vetë. A na kemi më së shumti nevojë me mbrojt komplet luftën e UÇK-së dhe vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së në mënyrë të suksesshme, atëherë mund të mbrohet secili”, përfundoi Kurti, transmeton Gazeta Nacionale.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Kurtit dhe Thaçit, sa ky i fundit ishte ndër aktorët më të rëndësishëm të politikës kosovare, nuk ishin të mira.

Ndryshe, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së është përditësuar nga ana e Prokurorisë së Specializuar, për të cilën Thaçi dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm.

Tags: Albin KurtihageHAshim Thaçi
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhiu: Vizita e Kurtit në SHBA do të jetë e gjatë

Next Post

Sara bën një paraqitje të nxehtë sonte

Next Post
Sara bën një paraqitje të nxehtë sonte

Sara bën një paraqitje të nxehtë sonte

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.