Klubi anglez Aston Villa e ka konfirmuar sot se ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas Barcelona për ta bërë transferimin e Philippe Coutinhos të përhershëm.
Aston Villa do të paguajë dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh për Coutinhon, në dallim prej 135 milionë eurosh që kishte paguar Barcelona për ta transferuar nga Liverpooli.
Në marrëveshjen e re mes Barcelonës e Aston Villas, gjiganti katalunas ka përfshirë në kontratë një opsion ku do të përfitojë 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme.
Në janar të këtij viti, Coutinho u rikthye në Premier Ligë në formë huazimi tek Aston Villa, ku deri tani ka arritur të bëjë 16 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.