Tottenhami ka dyfishuar epërsinë ndaj Arsenalit në Londër.
Sulmuesi anglez, Harry Kane ka shënuar golin e dytë personal të tij në këtë ballafaqim.
Goli i tij i dytë erdhi pas një goditje nga korneri e cila u devijua nga anglezi në minutën e 37-të.
Arsenali është duke luajtur me një futbollist më pak në fushë, pasi Rob Holding është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të.