Se lufta për liri ishte domosdoshmëri për të jetuar e dëshmon edhe intervista e njërit ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroit të Kombit, Jetë Hasani dhënë në vitin 1993 për televizorin shqiptar (TVSH) pasi ishte liruar nga spitali ushtarak ku ishte rrahur brutalisht nga 7 polic serbë lidhur me aktivitetin e tij kundër regjimit.
Në këtë intervistë i cili për arsye të lëndimeve që kishte marr me jo lehtësisht fliste, Jetë Hasani shpjegonte një ngjarje se si ishte ndaluar e rrahur nga regjimi serbë, vetëm pse kërkonte nga bota të drejta të barabarta për shqiptarët dhe ndalimin e sundimit me dhunë të regjimit të Millosheviqit.
Jetë Hasani është njëri ndër organizatorët e demonstratave, humanist e arsimdashës i pashoq si dhe komandant i njësive të para guerile në Shtime, ai ishte i dënuar me 7 vite burg. Heroi Kombëtar Jetë Hasani, me vetiniciativë e bleu truallin dhe ndërtoi me vetëfinancim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që më 3 Shtator 1995 të fillojë mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me radhë. Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.”, me komandant Jetë Hasani, i cili po në atë kohë mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jashari,shkruan Insajderi.