Nominimet për çminimet MTV Movie dhe TV janë lajmëruar të mërkurën
Të nominuarit më më se shumti kategori janë dy prodhimet e Marvel “Spider-Man: No Way Home” dhe “The Batman” kurse nga serialet televizive Euphoria.
Si shtesë në nominimet e këtij viti, rrjeti ka treguar se çmimet MTV Movie & TV Awards do të jenë të kombinuara dhe është futur edhe kategoria e “filmit pa skenar”.
Çmimet MTV Movie dhe TV do të transmetohen në MTV të dielën e 5 qershorit; në një transmetim direkt nga Barker Hangar në Santa Monica duke filluar nga ora 20:00.
Spider-Man: No Way Home është nominuar në shtatë nominime, Euforia në gjashtë dhe Batman në katër.
Spider-Man dhe Batman të dy janë të nominuar për filmin më të mirë, kurse aktori Tom Holland nga Spider -Man dhe Robert Pattinson nga Batman janë nominuar për “paraqitjen më të mirë në film”.
Tom Holland po ashtu është nominuar në kategorinë “Best Hero”, kurse ai dhe bashkëaktorja Zendaya për “Puthjen më të mirë”; filmi po ashtu është nominuar për “Luftën më të mirë” dhe për “skuadrën më të mirë” (Tom, Andrew Garfield dhe Tobey Maguire).
Colin Farrell i Batman është nominuar si “Batakçiu më i keq”, me Robertin dhe aktoren Zoe Kravitz që po ashtu janë nominuar për puthjen më të mirë.
Euforia është nominuar si “seriali më i mirë”, me Zendaya që është nominuar si aktorja më e mirë në serial, për “Puthjen më të mirë” në mes të Hunter Schafer dhe Diminic Fike, për “Luftën më të mirë për Cassie vs Maddie, dhe çmimin “Here For the Hookup”. /GazetaExpress/