Prokuroria Themelore ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjinekologut Arsim Gashi i cili sulmoi profesoreshën e mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, që është edhe gruaja e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci
“Ju njoftojmë se, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet A.G., për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të paraparë sipas KPRK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Gazetën Insajderi .