GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shuma e mbledhur në Fondin e Sigurisë, Thesari i Shtetit thotë se kjo informatë është e klasifikuar

11/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shuma e mbledhur në Fondin e Sigurisë, Thesari i Shtetit thotë se kjo informatë është e klasifikuar
Share on FacebookShare on Twitter

I themeluar në fillim të muajit mars, deri më tani nuk dihet se sa është shuma e mbledhur dhe numri i atyre që kanë kontribuar deri më tani në Fondin e Sigurisë.

Sipas një përgjigje për Telegrafin nga Thesari i Shtetit, duke u bazuar në situatën botërore që gjendemi, kjo informatë është e klasifikuar.

“Të jeni të njoftuar se kjo informatë është e klasifikuar sipas legjislacionit në fuqi në bazë të vlerësimeve profesionale të situatës (globale) që ndodhemi”, ka thënë drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili.

Deri më tani nuk janë përmendur shifrat se sakta se sa është shuma e mbledhur për Fondin e Sigurisë. Një javë pas themelimit, vet kryeministri Albin Kurti pati thënë se vlera e mjeteve është shtatë shifrore.

“Ajo që unë di, numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katër shifrorë, ndërsa, numri i mjeteve të mbledhura është shtatë shifrorë. Për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave”, pati theksuar Kurti.

Ky Fond është themeluar, siç ka thënë Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit.

Mjetet e grumbulluar do të alokohen në Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë dhe do të përdoren në përputhje me legjislacionin përkatës për financat publike.

Kujtojmë se buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në për vitin 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove apo 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Tags: Fondi i Sigurisë.fsk
ShareTweetShare
Previous Post

Vetura shkel fëmijën 4-vjeç në Skënderaj

Next Post

Aksidentohet një fëmijë katër vjeçar në Skenderaj

Next Post
Aksidentohet një fëmijë katër vjeçar në Skenderaj

Aksidentohet një fëmijë katër vjeçar në Skenderaj

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.