Mbrëmjen e djeshme, u mbajt dasma e çiftit të famshëm shqiptar Marigona dhe Robin Krasniqi. Dyshja bënë celebrimin pak javë më parë në Gjermani ndërkohë që dje mbajtën një ceremoni madhështore tradicionale dhe në Kosovë.
Çifti festoi dhe faktin se do të bëhen prindër për herë të parë pasi modelja është në pritje të ëmbël. Lajmin se do të bëhen prindër e konfirmuan për ditëlindjen e boksierit por gjininë kanë preferuar ta zbulojnë në ditën e martesës.
Ata kanë vendosur që ta zbulojnë gjininë e foshnjës përpara të ftuarve. Nga videoja, shihet që dyshja e famshme do të bëhen së shpejti me një djalë.