Një aksident me fatalitet raportohet se ka ndodhur të hënën mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën Sterzovicë-Kamenicë.
Policia njofton se njëri nga drejtuesit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra, ku edhe ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij bëhet e ditur se e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/