Leonora Kryeziu nga PIPS ka thënë se tredi i largimit të rinjve nuk është vetëm në Kosovë.Ajo në emisionin #KallxoPernime ka thënë se të rinjtë po largohen për jetë më të dinjitetshme.“Kjo kriza me largim prej vendit, është trend jo vetëm lokal, kam edhe djalin tim që dëshiron të largohet nga vendi, i cili ka studiuar stomatologji. Nuk po arrij ta kuptoj arsyen përpos se u ofrohet një jetë më e dinjitetshme. Kur një i ri kalkulon se në spital do paguhet 500-600 euro për tërë atë mund, nuk rrinjë duarkryq”, ka thënë Kryeziu.