Inter janë gati të heqin dorë nga kartoni i Lautaro Martinez.
Skuadra e Inter është në nevojë për para dhe situatën ekonomike mendon ta përmirësojë përmes shitjes së kartonit të sulmuesit argjentinas.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se ‘Zikaltërit’ do të shqyrtojnë ofertat që prekin shumën e 60 milionë eurove, përcjell lajmi.net.
Një ofertë e tillë do të mund ta largonte argjentinasin nga skuadra e Inter. Interesimi për lojtarin nuk mungon.
Dy skuadrat që duan ta kenë Lautaron janë ato nga Londra veriore; Arsenal dhe Tottenham Hotspur.
Arsenal ka në radar edhe emra si Victor Osimhen e Gabriel Jesus, por edhe Lautaro qëndron si alternativë.
Tottenham në anën tjetër ka Antonio Conten në krye të stolit, trajnerin që punoi me argjentinasin te skuadra e Inter.