Gjysmëfinalja e parë e Festivalit Evropian i këngës 2022 do të mbahet nesër,10 maj në ora 21:00 në qytetin Italian Torino.
17 shtete do të konkurrojnë për një nga 10 vendet që do të kalojnë në finalen e të shtunës. Ndërsa,gjysmëfinalja e dytë mbahet më 12 maj në ora 21:00,ku do të përformojnë 18 shtete.
Finalja mbahet më 14 maj,20 gjysmëfinalistët i bashkohen vendeve “Big 5″(Francës,Gjermanisë,Spanjës,Mbretërisë së Bashkuar dhe vendit organizator Italisë.
Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”.
Festivali Evropian i Këngës 2022(Eurovision 2022) do të jetë edicioni i 66 -të i Festivalit Evropian të Këngës./Gazetapapirus.com/