Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ardhur me tri kërkesa drejt Bashkimit Evropian në Ditën e Evropës.
Krasniqi ka kërkuar nga BE-ja që të respektoj dinjitetin njerëzor të qytetarëve të Kosovës e lirinë e mohuar drejt perëndimit dhe barazinë me qytetarët evropianë.
“Prandaj, çdo ditë, e posaçërisht sot, Bashkimi Evropian duhet të kthejë sytë edhe nga Kosova dhe kosovarët, populli më pro-evropian në Ballkan, dhe të hapë dyert për ne”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjellë Gazeta Papirus. /Gazeta Papirus/