Një organizatë politike e quajtur “Alternativa Mali i Zi” ka publikuar sot një deklaratë në rrjetet sociale, ku pretendon se kompania e regjistruar në Serbi GEN-I ka financuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj organizate, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në vitin 2017 hapi kompaninë “MB Consulting” në Mal të Zi. Ai ka pasur gjithsej 1.101.379 euro “pagesa” të ndryshme në kompani, nga të cilat GEN-I nga Serbia ka paguar mbi 600.000 euro në llogarinë e tij bankare, përcjell Demokracia.com
Sipas “Alternativës Mali i Zi”, “MB Consulting” është një kompani fiktive e regjistruar ne emër të Martin Berishaj, i cili posedon 100 për qind të aksioneve.
Kjo organizatë thekson se ambasadori Berishaj i ka tërhequr paratë dhe me pasaportë diplomatike ia ka bartur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Në vitin 2018 ka tërhequr 323.154 euro, në vitin 2019 ka tërhequr 285.879 euro, në vitin 2020 ka tërhequr 267.348 euro dhe në vitin 2021 ka tërhequr 224.998 euro. Dhe ishte aq arrogant sa i ka mbetur borxh shtetit të Malit të Zi për taksat, 31.014 euro. Natyrisht, askush nuk e ka kontaktuar për këtë Berishajn. Gjithçka u mbulua nga disa “shërbime konsulente” si një mashtrim për ryshfetet e Kurtit”, thekson kjo organizatë, përcjell Demokracia.com.
Po ashtu, tutje kjo organizatë shkruan se për këto shërbime, Kurti e nderoi Berishën me postin e ambasadorit në Kroaci.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e mbrojti ambasadorin dhe tha se i besonte Berishës. Kështu ka deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, citon “Alternativa Mali i Zi” dy krerët e shtetit të Kosovës.