Janë publikuar pamjet e para pasi që ambasadori rus në Varshavë është sulmuar me ngyrë të kuqe nga turma e protestuesve në kryeqytetin polak, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Protestuesit rreth tij kanë brohoritur “fashistët” teksa e hodhën ngjyrën në drejtim të ambasadorit.
Sergei Andreev ishte duke u përpjekur për të vendosur lule në pllakatën e ushtarëve sovjetikë në “Ditën e Fitores”.Pamjet e incidentit gjithashtu u shpërndanë nga agjensia ruse, RIA, por thirrjet e turmës janë larguar nga vendi.
https://www.youtube.com/watch?v=9X6IgSAZieY