Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Burime të Veriu.info nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari Bekim Nimanaj ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndrri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.
Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Veriu.info merr vesh se viktima është me prejardhje nga fshati Kastriot (ish Kostërc), komunës së Skenderajt,
ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune.
Familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime, ku vëllau i të ndjerit ka bërë këtë postim:
-Selam alejkum familiar miq e dashamirë, ju njoftojmë se: kemi hapur të pame për vllaun tonë Bekim Nimanaj.
-E pamja fillon prej sot e deri të martën,
Për burra rr.Isa Kastrati, përkatësisht rr.Sali Nivica.
Ndersa per gra, rruga Isa kastrati, përkatësisht Shyt Mareci, që të dy adresat e kanë afër Shkollën fillore “Iliria” br. I diellit!
Vizitat e juaja për ngushllime na nderojnë.
Me rrespekt familja Nimanaj!!