Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një bastisje të nisur nga Policia e Kosovës, e cila përfundoi me plagosjen e të dyshuarit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari është Bajram Babiq. Ai dyshohet se ka gjuajtur me armë mbrëmë në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.
Policia kur ka shkuar ta zbatojë urdhëresën për bastisje, ka hasur në rezistencën e Babiq i cili ka përdorë edhe armë në drejtim të tyre.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën në kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.
Sipas të njëjtave burime, Babiq është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.