Dje në mesditë, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës, ka ndodhur një rast i dhunës në familje, ku një 78-vjeçare ka pësuar lëndime trupore për shkak të dhunës së ushtruar nga e bija e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vajza 50-vjeçare e ka rrokullis nënën e saj dhe më pas e ka rrëzuar në tokë.
Sipas të njëjtave burime, viktima 78-vjeçare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ka pësuar lëndime në njërin nga supet. Ajo është kthyer në shtëpi pasi i është dhënë ndihma e parë dhe i është bërë fotografimi i supit.
Siç mësohet e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë.