GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ministri Peci: Programet e këtij viti, sigurojnë rritje të prodhimtarisë bujqësore

07/05/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fermerët në Komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku është njohur nga afër me ecuritë e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale dhe me këtë rast i ka siguruar ata se përkrahja institucionale nuk do t’iu mungojë asnjëherë.

Këtë përkrahje Ministri Peci ia siguroi edhe fermerit Selami Haxhimustafa në Komunën e Rahovecit, i cili së bashku me familjen e tij kanë lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 90-të, duke u kthyer në vendlindje

Ky fermer, i cili është kultivues e prodhues i kulturave pemëtare, si dhe i më shumë se 50.000 fidaneve të specave, domateve, trangujve dhe varieteteve të tyre, është njoftuar nga Ministri Peci me politikat bujqësore të këtij viti, të cilat sigurojnë rritje të prodhimtarisë dhe zgjerim të veprimtarive bujqësore e blegtorale.

“Gjatë këtij viti kemi rritur përkrahjen financiare për shumicën e kulturave bujqësore dhe po ashtu edhe përmes Programit të Zhvillimit Rural do të mundësojmë që fermerët të zgjerojnë dhe të fuqizojnë veprimtaritë bujqësore e blegtorale”, ka thënë Peci.

Po ashtu, gjatë ditës Peci në Hocë të Prizrenit ka vizituar fermerin Amid Shala, i cili merret me bletari dhe zotëron rreth 200 koshere me bletë. Me këtë rast, Ministri e ka njoftuar atë edhe me masat mbështetëse të MBPZhR-së për nënsektorin e bletarisë.

“Këtë vit, kemi rritur përkrahjen për bletarinë dhe një koshere bletë përmes Programit të Subvencioneve 2022 do të subvencionohet me 20 euro apo 33% më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, gjatë këtyre vizitave Ministri i ka njoftuar fermerët më në detaje edhe për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022.

Tags: bujqesiseFaton Peciministri
ShareTweetShare
Previous Post

Titulli tani shumë larg, Liverpooli po pëson nga Tottenhami

Next Post

Abdixhiku në Zvicër: LDK-ja po rikthehet fuqishëm në diasporë

Next Post
Abdixhiku në Zvicër: LDK-ja po rikthehet fuqishëm në diasporë

Abdixhiku në Zvicër: LDK-ja po rikthehet fuqishëm në diasporë

Lajmet e fundit

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.