Pas arrestimit të futbollistit të Prishtinës, Otto John, këtë radhë është arrestuar një basketbollist. Saktësisht basketbollisti i klubit të Rahovecit, Makol Mawien.
Mawien dyshohet se ka sulmuar disa persona në Prishtinë, ndërsa i njëjti është arrestuar pas intervenimit nga Policia e Kosovës, por është liruar sot në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Metro.
Ai ishte arrestuar për veprat penale vjedhje dhe lëndim trupor.
Lajmi është konfirmuar për Metron, nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Nga faktet që ka mbledhur në rrjetet sociale shihet se basketbollisti ka publikuar fotografi me këpucë të njëjta që është arrestuar dje.