Oftalmologu në QKUK, Florim Zejnullahu ka treguar për disa nga sfidat me të cilat po përballen punëtorët shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënës se mjekët kanë mbetur në udhëkryq e të pashpresë që 23 vite
Zejnullahu përmendi edhe pagesën për kirurgët, e që sipas tij është një pagë e kalkuluar gabimisht.
“Kauzat e rrejshme në vazhdimësi e lanë shëndetësinë dhe mjekët në udhëkryq të pashpresë plotë 23 vite, popullaten pa sigurime shëndetësore, sistemin publik shëndetësor të pariparueshëm në të gjitha aspektet…Mospagesa e mjekut, sidomos kirurgët për punën që kryen por me disa paga të kalkuluara gabimisht, bënë që këta të fundit të punojnë me orare të zgjatura dhe me stërngarkesë. Mjekët po ja sigurojnë ,, pagën” vetes “dhunshëm” për ta dhe për pacientët, për shtresen që paguan gjithëçka dy herë”, ka thënë ai.
Më tutje, oftalmologu tha se kanë mbetur në mes të dy rrugëve, që të ikin nga Kosova apo që të rrinë dhe të punojnë në këto kushte.
Ndërkaq, Gastroenterologu, Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek.
Ai ka thënë se në Gjermani do të punojë të njëjtën punë që ka punuar në Prishtinë. kështu sipas tij në Gjermani do të marrë pagë dhjetë herë më të madhe.
Postimi i plotë i Zejnullahut:
Kauzat e rrejshme në vazhdimësi e lanë shëndetësinë dhe mjekët në udhëkryq të pashpresë plotë 23 vite, popullaten pa sigurime shëndetësore, sistemin publik shëndetësor të pariparueshëm në të gjitha aspektet…
Mospagesa e mjekut, sidomos kirurgët për punën që kryen por me disa paga të kalkuluara gabimisht, bënë që këta të fundit të punojnë me orare të zgjatura dhe me stërngarkesë.
Mjekët po ja sigurojnë ,, pagën” vetes “dhunshëm” për ta dhe për pacientët, për shtresen që paguan gjithëçka dy herë.
Deri kur dikujt nga ,, pushtetet e madhërishme” do i bjenë në mend të kthehet në realitet apo do vazhdojmë të “nënshtrohemi” ende “ne” ndaj atyre që karrigen e kanë para shtetit, shëndetit dhe mirqenjës qytetare.
A ka ardhur koha për ndryshime, apo qëllimi është të japet me koncesion SHSKUK sikur aeroporti dhe distribucioni i KEK-ut.
Të na shfrytëzojnë të tjerët në pafundësi siq bënë deri tash ilegalisht përmes “legjislacionit tonë në fuqi” dhe tash të legalizohen patronët real?!
Nuk na ka faj askush neve mjekëve dhe infermierve që jem kontribuesit dhe më meritorët në shëndetësinë kosovare që vazhdojmë të mbetemi të pa pozicionuar në kërkesa reale dhe legjitime.
“Jem shëndërruar në rob të nënshtrimit modern pikë”
Të ikim apo të rrijm,…pyetje që secili ja bëjmë vetes tri herë në ditë?!