Në një dokumentar në RTSH, me titullin “Historia e familjes “Haklaj”, vrasjet që alarmuan Tropojën”, autori i emisionit tregoi edhe një detaj për Halil Haklaj, vëllaun e të shumëpërfolurit Fatmir Haklaj.
Sipas autorit, “Halili u kthye shpejt në një personazh në krye të historisë mbarë shqiptare. Në fakt, ai ishte iniciatori i krijimit të një baze guerile të lëvizjes nacional çlirimtare të Kosovës, e cila do të shërbente si një pikë sekrete e furnizimit me armë, logjistikë dhe kapërcim kufiri për trupat e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë“.