Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, ku viktimë ka qenë një djalë 16 vjeç, cili kishe shkuar ta ndihmojë një burrë për disa drunj, mirëpo ky i fundit e dhunon atë.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 16-vjeçari ka deklaruar në Polici se një burrë e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i presë disa drunj.
“A po vjen për me m’i shkurtu do dru”, i ka thënë 58-vjeçari viktimës dhe më pas e ka dhunuar.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka marrë viktimën dhe me veturën e tij kanë shkuar mbrapa fabrikës së metalit. Pastaj 58-vjeçari e ka zbërthyer patentin e pantallonave dhe e ka detyruar t’ia marrë në gojë organin gjenital.
16-vjeçari u ka thënë zyrtarëve policorë që ka rezistuar duke e shtyrë të dyshuarin dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, por e ka treguar emrin e llogarisë në Facebook, me të cilën 58-vjeçari kishte kontaktuar me të.